Policia ka ndërhyrë për të ndërprerë takimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, në Durrës, me qytetarët e prekur nga tërmeti, për shkak se ajo nuk mbante maskën mbrojtëse për koronavirusin.
Debati me efektivin“
Polici: Mua s’më jep urdhër Edi Rama, mua më jep urdhër policia e shtetit
Kryemadhi: Policia e Shtetit e ke vendimin e paligjshëm. Polici sanitare, kaq.
Polici: Kartën me vete e keni? Keni shkelur aktin normativ për mosvendosjen e barrierës mbrojtëse, do ndëshkohesh 3 mijë lekë bashkë me zonjën.
Kryemadhi: Jeta e këtyre zotërinjve kushton më shumë se 3 mijë lekë gjobë.
Polici: Keni kartë me vete?
Kryemadhi:Unë jam Monika Kryemadhi vlla, e bija e Ramazan Kryemadhit, 9 prill 1974 datëlindja, 30 mijë lekëshi jot edhe i Edi Ramës s’është asgjë përballë shtëpisë së kësaj zonjës, kësaj që i kanë ikur të gjithë fëmijët, nuk ka gjobë që i zgjidh hallin.
Mos u shqetëso se më 25 prill do e gjobisin shqiptarët Edi Ramën, bam bam e do ja çjerrin maskën.///Panorama///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI