– Dy persona, në rrethin Manavgat në jugperëndim të Antalya-s, i kthyen 4 500 lira turke (526 dollarë) pronarit, pará që këtij të fundit ia mori era.
Pamjet e kapura nga kamerat tregojnë një burrë që po ecën në lagjen “Aşağı Pazarcı” kur paratë i bien padashje nga xhepi dhe era ia shpërndan gjithandej.
Dy shokë i mblodhën lirat dhe ia dorëzuan pronarit të një restoranti, Hasan Yılmaz, pasi ata nuk arritën ta gjenin pronarin e vërtetë të parave.
Policia shkoi në vendngjarje, sepse Yılmaz kontaktoi me autoritetet, duke kërkuar ndihmë për të gjetur pronarin e parave.
Pasi panë pamjet e kamerave të sigurisë, policia arriti të identifikonte pronarin dhe t’i kthyente paratë e humbura./aa/atssh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI