ATSH-AA/ – Nga janari i vitit 2022, Gjermania ka vendosur të ndalojë qeset plastike njëpërdorimshe.
Sipas një ligji të miratuar në Bundestag, ndalimi përfshin qeset plastike me trashësi prej 15 deri në 50 mikrometra dhe qeset e holla plastike që gjenden në seksionet e frutave dhe perimeve.
Ministrja e Mjedisit, Svenja Schulze, deklaroi se ”në vend të qeseve plastike, cantat e pëlhurës që mund të lahen janë alternativa të mira.
Fondi Botëror i Kafshëve të Egra (WWF) mbron pikëpamjen se ndalimi i qeseve plastike ka një kuptim simbolik. WWF kërkon që qeset plastike të përdorura në Gjermani të zvogëlohen në të gjitha fushat, pasi përbëjnë një 1% të të gjithë përdorimit të plastikës në vend.
Pasi qeset plastike u bënë të pagueshme në vitin 2015 në Gjermani, përdorimi i qeseve u ul me 64 %.
Një person në vend përdor mesatarisht 24 qese plastike në vit. Plastika mund të tretet për 400 vjet në ujë dhe 800 vjet në tokë. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit