./28.11.2020/
Australianët u zhytën në det për t’u freskuar me nisjen e valës së parë të të nxehtit të sezonin veror.
Temperaturat shkuan në 47 gradë celcius në disa pjesë të Uellsit të Ri Jugor, rajoni më i populluar i këtij shteti.
Në Sidnej, termometri shënoi mesatarisht 40 gradë. Në shumë qytete të Australisë është vënë në zbatim urdhëri për një ndalim total të zjarreve, teksa ekipet e emergjencave përgatiten për më të keqen.
Në mendjen e tyre janë akoma imazhet e tmerrshme të sezonit të “ferrit” të përjetuar në zjarret sezonalë të vitit të kaluar.
Qytetarët duket se e kanë lënë pas pandeminë koronavirus. Kjo shqetëson autoritetet shëndetësore pasi kanë vënë re mos respektim të distancimit fizik.
Për të monitoruar sjelljet e banorëve po përdoren dronë në plazhe dhe vende të tjera publike. Situata me pandeminë koronavirus në Australi paraqitet e qetë, por autoritetet i druhen një shpërthimitë ri të infeksionit për shkak të grumbullimeve masive të qytetarëve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI