Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur ditën e sotme në një familje shqiptare në Greqi. Apartamenti në të cilin shqiptarët banonin në Selanik është përfshirë nga flakët dhe si pasojë është ndarë nga jeta një 16-vjeçar.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke zjarri shpërtheu ditën e sotme rreth orës 11:00, për një arsye ende të panjohur.
Kur shpërtheu zjarri, 16-vjeçari fatkeq, i cili kishte probleme të lëvizjes, ishte në shtëpi me vëllain dhe motrën më të vegjël, të moshës 13 dhe 6 vjeç.
Prindërit nuk ishin në shtëpi në atë kohë pasi babai ishte në punë, ndërsa nëna dje u nis për në Shqipëri.
Për shkak të mungesës së nënës së fëmijëve, tezja e tyre ishte në banesë. Ajo u largua për disa minuta dhe më pas mbesa e saj 13-vjeçare e njoftoi atë me telefon se një zjarr kishte shpërthyer në shtëpi.
Pastaj ajo u kthe sa më shpejt që mundi dhe me vetëmohim hyri në banesën që digjej dhe arriti të nxirrte jashtë fëmijët më të vegjël të familjes. Në përpjekjen e saj, ajo dogji një pjesë të kokës së saj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI