“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri”.
Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama i cili informoi se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për këtë qëllim.
“Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, tha Rama.
Më herët, Kryeministri ka deklaruar se “Shqipëria po bën të gjitha përpjekjet për të garantuar vaksinat për COVID-19, pavarësisht çmimit të tyre”.
Rama ka nënvizuar se fillimisht do të fillojë vaksinimi falas i të gjithë kategorive më vulnerabël dhe pastaj ta shtrihet në të gjitha shtresat e popullsisë.
Ndërkohë, qeveria shqiptare ka paguar edhe kaparin prej 3.9 milion euro duke u angazhuar menjëherë në financimin nëpërmjet aleancës Gavi dhe instrumentit Covax për vaksinën antiCOVID.////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI