Nga Perparim Kabo/
Kur 3+30=30…eshte e frikshme qe kjo mendje te kete kuraje te flasi per ndryshim zhvillim dhe per ecurine e vendit…Ne hyrje te kesaj rrokopuje 30 vjeçare ju menduat se nuk duhet dija nuk vlen shkolla, nuk duhet shkenca, eshte e panevojshme kultura dhe mallkuat librin…
Sot pas tre dekadash keni krijuar nje mejhane…qe do vetem mjete luksi…dhe konsumizem pasiv deri ne orgji seksuale…E degjoj dhe e ridegjoj kur thote..Ne vitin 1990 une isha tre vjeç me 8 dhjetor…sot une jam 30 vjeç…
Me padituri nuk shkohet askund perpara, ah prapa shkon ku te duash…ne çdo shpelle…dhe erresire…Lexova para disa ditesh letren e shkrimtarit Visar Zhiti…dhe ndjeva dhimbje…kur ai argumentonte ikjen nga atdheu…ai u burgos per disa poezi dhe me pas u sulmua si te kishte bere krim. Lexoja mbreme nje poezi te Rreshpes per sklleverit e peshtire qe puthin kembet e pushtetit…poeti u thoshte me lini si me thate dje sharlatan por ne liri.
Tani pas 30 vitesh nga ndryshimi i sistemit politik…degjojme njerez ne politike qe nuk dine as mbledhje as shumezim me nje shifer…dhe flasin per çdo gje…Degjojme qe flasin per zhvillimin dhe eco sistemet ata qe dhe malet i shemben per biznes dhe ishujt i hengren per pasurim…
Eh moj Shqiperi…te bekoi zoti e te mallkoi njeriu yt….3+30=30…isha tre vjeç kaluan 30 vjete…sot jam 30 vjeçe…thote e shkolluara jashte vendit me demek… Çfare komedie e hidhur !///
ME SHUME LAJME
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Vëzhgim. “Paketa e Maleve”
Opinion.Përpjekje për të fshehur kufomën nga sytë e publikut