Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë parashikohet të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura
Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe përgjatë bregdetit me intensitet deri mesatar. Nga orët e mesditës reshjet e shiut do shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Me pas intensiteti i reshjeve ulet.
Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër do ketë reshje dëbore. Të pranishme do të bëhen mjegulla e dendur në lugina në orët e mëngjesit dhe ngrica në ekstremet malore.
Era, do të fryjë me drejtim Juglindje –Jugperëndim me shpejtësi 2-12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/10 | re shi |
| Kukës | 3/6 | re shi/bore |
| Lezhë | 7/11 | re shi |
| Dibër | 2/8 | re shi/bore |
| Durrës | 10/16 | re shi |
| Tiranë | 9/15 | re shi |
| Elbasan | 7/13 | re shi |
| Berat | 6/13 | re shi |
| Vlorë | 10/13 | re shi |
| Korcë | 2/6 | re shi/bore |
| Gjirokastër | 3/9 | re shi |
| Sarandë | 8/12 | re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI