Gjatë muajit nëntor të këtij viti, qindra qytetarë shqiptarë kanë përfituar prej shërbimit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti. ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj duke evidentuar këtë fakt, u shpreh se qendrat e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore po iu vijnë në ndihmë qytetarëve nëpërmjet platformës “Juristionline” dhe numrit të gjelbër.
Gjonaj shprehet se qëllim kryesor ka qenë evidentimi dhe hapja e Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në ato qytete të vendit ku shërbimi i ndihmës juridike falas ishte i më i kërkuar, por nga ana tjetër, edhe nevojat e qytetarëve për ndihmë juridike falas ishin të mëdha.
“Çdo qytetar ka mundësi të këshillohet dhe informohet lidhur me aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor, dhënien e ndihmës në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore ose për të kërkuar ndihmë juridike dytësore”, tha ajo.
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, Ministria e Drejtësisë njofton se për muajin nëntor janë administruar 151 raste nga Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore. Për muajin nëntor janë administruar 180 raste të trajtuara në platformën Juristionline dhe numrin e gjelbër 08001010. Çështjet e trajtuara përmes numrit të gjelbër janë 45 dhe çështje të trajtuara përmes platformës janë 135. /atsh///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll