Bashkia e Delvines eshte vleresuar se fundi me Cmimin për PRAKTIKAVE TË MIRA 2020 .
Ne ceremonine per ndarjen e Cmimit ka qene i prnishem edhe Prefekti i Qarkut Vlore, Flamur Mamaj. Kyebashkiakja Majlinda Qilimi u shpreh per kete event bashkiak:

“Ndihem e nderuar që Bashkia e Delvinës u përfaqësua denjësisht në Konkursin e Praktikave të Mira që tregon shembujt më të mirë të qeverisjes vendore në praktikë për edicionin e vitit 2020.
Projekti i Bashkisë Delvinë për përmirësimin e organizimit të brendshëm dhe procedurave të vendimmarrjes të Këshillit Bashkiak për trajtimin e kërkesave dhe ankesave të qytetarëve dhe komunikimit me publikun e median dhe rritjen e transparencës, u shpall ndër më të mirët në vend. “Përgëzoj dhe ndihem krenare për punën e Këshillit Bashkiak dhe stafit të Bashkisë Delvinë! Falenderoj Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore si dhe mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim,- eshte shprehur Qilimi pas marrjes se Cmimit.///.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi