– Një numër rekord gazetarësh u burgosën në vitin 2020, sipas Komitetit për Mbrojtjen e gazetarëve (CPJ), që akuzon qeveritë e mbarë botës për shtypje të medias dhe nxitjen e dezinformimit në kohën e pandemisë COVID-19.
Sipas raportit vjetor të CPJ, 274 gazetarë janë burgosur dhe 26 gazetarë dhe punonjës mediatikë janë vrarë gjatë vitit të kaluar.
“Është tronditëse dhe e tmerrshme”, theksoi drejtori ekzekutiv i CPJ-së, Joel Simon në një komunikatë.
Vendi që ka burgosur më shumë gazetarë është Kina, për të dytin vit radhazi, sipas CPJ-së, me 47 gazetarë pas hekurave.
Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite, përkrah Bjellorusisë dhe Etiopisë bëjnë pjesë gjithashtu mes vendeve që kanë burgosur më shumë gazetarë.//ATSH-AFP///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari