– Një punonjës i kujdesit shëndetësor, banor i Alaskës, përjetoi një reaksion të rëndë alergjik pas injektimit të vaksinës “Pfizer-BioNTech” antiCOVID-19, aq sa u shtrua në spital, njoftoi sot “The New York Times”.
“Ky punonjës shëndetësor, identiteti i të cilit nuk u specifikua, nuk kishte histori të njohura alergjike dhe mëngjesin e së mërkurës gdhiu në gjendje të qëndrueshme “, shtoi e përditshmja.
Nga ana e saj, kompania “Pfizer” siguroi se do të punojë në bashkëpunim me autoritetet lokale shëndetësore për këtë rast.
Autoritetet shëndetësore britanike më 9 dhjetor këshilluan kundër administrimit të vaksinës “Pfizer-BioNTech” për personat me reaksione akute alergjike në të kaluarën, pas dy rasteve të përgjigjes së dobët ndaj injeksioneve të para.///atsh-AFP///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI