SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Ndal policia!”… Pa maskë, por me hashash në xhep

Mosmbajtja e maskës anticovid i ka kushtuar një të riu disa orë në komisariat, një gjobë dhe një dosje penale të hapur. S.T u konstatua me shkeljen e masave kundër pandemisë nga një shërbim policor që patrullonte dhe që e vërejti të riun duke pedaluar me biçikletë. Por sipas burimit të gazetës Si i riu kur i është nënshtruar kontrollit fizik, është zbuluar se ai kishte disa doza hashashi. I riu u verifikua në afërsi të shkollës Gjeologji Miniera deklaron për gazetën Si policia që thekson se ndalimi i tij u bë nga patrulla pasi nuk kishte maskë.

“Policët e ndaluan për t’i tërhequr vëmendjen dhe pasi i kërkuan mjet identifikimi, ai reagoi duke mos bashkëpunuar”, thane burime  policore.Në këto kushte ai është shoqëruar në komisariatin numër një ku dhe gjatë kontrollit fizik rutinor i është gjetur një qese farmaceutike me lëndë të dyshuar si canabiss sativa me një peshë preh 1.6 gramë. I riu është marrë në pyetje dhe këmbëngul se hashashin e kishte për përdorim vetjak duke qenë se është përdorues prej një viti.

I dyshuari u la i lirë, megjithëse dosja do t’i referohet në prokurori për prodhim dhe mbajtje lënde narkotike. Krahas kësaj përpara se të lindte ambientet e komisariatit numër një T. bëhet me dije se u gjobit nga policia për shkelje te masave anticovid për mosmbajtje të barrierës mbrojtëse.///

error: