Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e diel moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.Në lartësitë mbi 300 metër në verilindje dhe mbi 700 metër në juglindje do ketë reshje dëbore.
Në Alpe do ketë stuhi bore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare do jetë hera -herës e vrullshme deri në 15-18m/sek.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/9 | Re shi |
| Kukës | 2/5 | Re shi/bore |
| Lezhë | 7/11 | Re shi |
| Dibër | 2/8 | Re shi/bore |
| Durrës | 6/13 | Re shi |
| Tiranë | 7/13 | Re shi |
| Elbasan | 4/11 | Re shi |
| Berat | 4/14 | Re shi |
| Vlorë | 9/14 | Re shi |
| Korcë | 0/7 | Re shi/bore |
| Gjirokastër | 5/10 | Re shi |
| Sarandë | 9/14 | Re shi |
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri