Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sot duke i cilësuar llum nacional-folklorik të politikës shqiptare pa kufij, reagimet pasi Greqia miratoi dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Gjithashtu Kryeministri ka publikuar dhe dokumente të vitit 1990 ku tregohet se Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot në regjistrin e OKB.
“Jetojmë në shekullin XXI dhe në mes të Europës,ku nuk mund të “shiten” e “blihen” dot dete e territore as fshehurazi, as haptazi nga asnjë autoritet i veçantë! Këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës, ku llumi i shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij!”,- thekson Rama.
“E drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s’ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq! Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra!”,- shprehet Rama.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota