– “Opozita do të paraqitet e bashkuar në zgjedhje për t’i dhënë formë dhe përmbajtje aspiratës së shqiptarëve për ndryshim ”, deklaroi Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ftuar në një emision televiziv, ndërsa tha se shqiptarët duan ndryshim dhe nuk ka fuqi askush ta ndal më 25 prill.
“Shqiptarët duan ndryshim, pavarësisht nga bindjet politike. Edhe ata që janë dhe mbesin anëtarë të PS-së janë sot të bindur se ndryshimi është e vetmja rrugë për të shpëtuar Shqipërinë. Ndryshimi është fjala në gojën e moshuarve, të pensionistëve të rinjve, ndryshimi është dhe te administrata e tmerruar nga keqmenaxhimi dhe abuzimi, tek biznesi i vogël dhe i mesëm që është në krizën më të thellë të çdo vendi në Ballkan. Ndryshimi është imperativ dhe nuk ka fuqi ta ndal ndryshimin më 25 prill, askush se ndryshimi është PD është opozita”, tha ai.
Ai shtoi se sot është me e qartë se kurrë në këto 30 vite se ka ardhur koha për ndryshim.
“Kështu nuk shtyhet më, kupa është mbushur dhe po derdhet. Bollë më. 7 vite dështime. Dështim pas dështimi. Premtime pa mbajtura, ekonomi në krizë të thellë edhe para pandemisë dhe tashmë pandemia që i vë vulën. Të gjitha vendet përjetuan vështirësi por askush si Shqipëria. Të gjitha vendet u detyruan të ndajë mjete financiare për t’u ardhur në ndihmë të goditurve nga pandemia por askush më pak se Rama dhe qeveria e tij”, tha Basha
Pyetjes nëse Rama ju mund në zgjedhje a duhet ti thonë demokratët liderit të opozitës boll më, Basha tha se sot shqiptarë kanë halle praktike. “Sot ke me mijëra pensionistë të cilët janë shtyrë në pikën e fundit të rezistencë. Sot ke një sistem shëndetësor të shkatërruar, të shpërfillur nga qeveria. Prandaj le ta them se kjo betejë nuk është për Lulzim Bashën por është betejë e shqiptarëve kundër një dështimi të madh dhe ky dështim e ka emrin Edi Rama. 25 prilli është dita për të larë duart nga ky dështim dhe për të nisur një ndryshim real. 2021 do jetë viti i ndryshimit dhe normalitetit”, u shpreh Basha.///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim