Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni deklaroi se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese është arritur qëllimi që PS ka pasur për ta bërë atë funksionale, duke plotësuar kështu një nga kushtet e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Për ne është e rëndësishme që kjo gjykatë të funksionojë, ajo që donim u arrit në kuptimin e funksionimit të Gjykatës. Nuk ka rëndësi nëse vendimi i tyre do të ishte i drejtë ose jo për ne, por ti bënte mirë demokracisë. Mjafton të jetë i drejtë dhe ska rëndësi nëse na pëlqen ne ose jo. Ne nuk i gjykojmë institucionet nga vendimet që marrin pro ose kundër nesh”, tha Hyseni gjatë një interviste në medie.
Hyseni u ndal dhe te Reforma Zgjedhore.
“Reforma zgjedhore nuk është ajo që ne deshëm dhe që shqiptarët duan dhe që duhet në realitet. Ne kemi prekur vetëm disa aspekte të saj. Por unë besoj se ky legjislacion që kemi është i mirë dhe ishte i mirë. Edhe Komisoni i Venecias nxori në pah disa problematika. Ne siç kemi rënë dakord me opozitën me PD, por dhe me atë parlamentare se menjëherë pas zgjedhjeve ne do të ulemi për të adresuar të gjitha rekomandimet, ndoshta dhe nga problematikat që do të vijnë nga këto zgjedhje. Ama ligji jonë elektoral është një ndër më të mirët në botën demokratike”, shtoi ai.
Sa i përket votës së emigrantëve, Hyseni shprehet skeptik nëse ata do të mund të votojnë nga atje ku punojnë në këto zgjedhje.
“PS primare ka pasur rekomandimet dhe votën e emigrantëve. Baza ligjore është, struktura e re e KQZ i ka të gjithë mundësinë ligjore për t’i dhënë të drejtën e votës, unë kam dyshimet e mia që çdo emigrant do të mund të votojë nga atje ku punon. Nuk është çështje ligji por infrastrukture ku ata banojnë. Praktikat botërore janë se shkon fleta e votitmit në një adresë. Kjo punë e adresave ka filluar dhe nuk është përfunduar. Unë kam dyshimet e mia që të gjithë emigrantët mund të votojnë më 25 prill por vetëm një kategori e caktuar. Po flas për votimin atje ku janë se për votën këtu të gjithë emigrantët e kanë, por prej pandemisë ata do e kenë dhe më të vështirë për të ardhur”, tha ai.
Lidhur me Gjykatën e Lartë, Hyseni u shpreh se në fillim të vitit 2021 ose në muajt e parë të pranverës do të ketë prurje të reja në të.
“Te ne i është dashur Gjykatës Kushtetuese të bëjnë dhe rolin e arbitrit në çështje të caktuara. Koha tregoi se reforma ishte dhe më e domosdoshme seç vetë ne e ideuam. Fakti që u prek dhe ky institucion tregoi se ne kemi pasur të drejtë, megjithatë kjo solli pasoja. Ka filluar funksionaliteti në dhomat e këshillit, gjyqtarët fillojnë punën. Ka vendimmarrje për çështje të caktuara më prioritare. Në javët në vijim, në fillim të vitit 2021 sidomos në muajt e pranverës, ne do kemi prurje të reja në atë gjykatë”, përfundoi Hyseni.///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë