Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e veriperëndimit reshjet e vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formë shtrëngatash. Në larësine mbi 300 metra në verilindje dhe dhe në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-10m/sek, e cila në zonat luginore kryesisht në veri dhe përgjatë vijës bregdetare dhe hera-herës e vrullshme dhe intensive deri në 20-25m/sek. Deti i forcë 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/15 | Re shi |
| Kukës | 5/10 | Re shi/bore |
| Lezhë | 10/15 | Re shi |
| Dibër | 2/11 | Re shi/ pak bore |
| Durrës | 12/16 | Re shi |
| Tiranë | 12/15 | Re shi |
| Elbasan | 10/13 | Re shi |
| Berat | 9/18 | Re shi |
| Vlorë | 13/19 | Re shi |
| Korcë | 4/10 | Re shi |
| Gjirokastër | 9/15 | Re shi |
| Sarandë | 10/17 | Re shi |
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë