Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli në ditën e fundit në këtë post bëri të ditur se në muajin janar do të nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Shkreli u shpreh se synohet që koha e udhëtimit do të jetë 19 minuta dhe me rëndësi do të jetë se ajo do të përdoret për transportin e mallrave.
“Në këtë moment që flasim nuk ka pikëpyetje sa i përket Tiranë –Durrësit dhe zgjatimit në Rinas, por po punohet edhe për sjelljen e një terminali në zemër të Tiranës ku ka qenë ish- stacioni i trenit”, – tha Shkreli.
Zv/ministri Shkreli tha se “në një të ardhme të afërt po shikohet mundësia që kjo hekurudhë të elektrifikohet. Po diskutohet ende për çmimin e biletës, treni do bëjë vajtje ardhje gjatë gjithë ditës, pasi tani Tiranë-Durrës janë një rajon ekonomik dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi mundësinë edhe të reflektojmë”.
Sipas tij, Rinasi do të arrihet shumë shpejt prej 9 minutash dhe do të evitojë shumë trafikun dhe do ta bëjë atraktiv gjithë sistemin.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI