“Kërkesa e dorëzuar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese për shpërndarjen e mandateve, është një kërkesë që largon herësin dhe hap 100 % listat duke bërë shpërndarjen e mandateve sipas votave të marra dhe jo sipas renditjes së listës së kryetarit të partisë”, tha deputeti i opozitës, Myslim Murrizi gjatë një interviste televizive.
“Në 30 korrik Kuvendi i Shqipërisë me 106 voto pro ka votuar që subjektet politike duhet të kenë jo më pak se 2/3 e listave të hapura që do të thotë se nuk pengohet asnjë subjekt politik t’i bëjë ato 100 % të hapura”, u shpreh ai.
“Kushtetuta përcakton tavanin se deri ku lejohet ai që ka qejf për ta mbajtur të hapur listën, por nuk pengon subjektet e tjera, partitë t’i hap 100 %. Ne kërkojmë që të mos ketë herës për të prishur listën e kryetarit dhe shpërndarjen e mandateve”, tha Murrizi./atsh///
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre