Struktura molekulare e sapunit është në gjendje të vrasë me sukses pjesëzat e koronavirusit sipas disa studimeve të ndryshme shkencore mes të cilave dhe ai i qendrës për kontrollin e sëmundjeve në Tajvan.
Molekulat e sapunit të cilat janë të krijuara nga një kokë hidrofile, e cila tërhiqet nga uji, dhe nga një bisht hidrofobik që lidhet me lëngun, arrijnë të sulmojnë veshjen e jashtme të koronavirusit.
Covid 19 është një virus që përshkrohet nga struktura të tjera që i japin dhe pamjen tipike të kurorës dhe është i veshur nga një shtresë e dyfishtë. I përbërë nga dy unaza kokash hidrofile që rrethojnë bishtat hidrofobikë.
Molekulat e sapunit destabilizojnë virusin sepse arrijnë të depërtojnë në shtresën e dyfishtë. Duke i ndarë dhe i futur në disa bulëza dhe duke shkatërruar membranën. Molekulat e sapunit ndërpresin dhe lidhjen që kanë së bashku elementet përbërëse të kovid 19.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI