Këtë të martë rikthehen edhe rregullat antiCovid të cilat funksiononin para datës 24 dhjetor nga Komiteti Teknik, për orën policore 22:00.
Duke filluar nga dita e sotme, ora policore do të fillojë në 22:00 dhe jo më në 20:30.
Sipas Aktit Normativ që është në fuqi, të gjithë ata qytetarë që shkelin rregullat gjobiten. Po ashtu, edhe baret dhe restorantet do të kenë mundësi të qëndrojnë të hapura brenda orarit 06:00-22:00.
Ndërkaq, ditën e sotme universitetet nisin mësimin online ndërsa fillimi i shkollës për nxënësit e arsimit parauniversitar do të nisë më 11 janar. Për 12 ditë, nga data 24 dhjetor deri në 4 janar për parandalimin e grumbullimeve gjatë festave të fundvitit u shtuan masat e reja antiCovid.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI