Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi sot me pamjet nga qendra e parë e vaksinimit antiCovid e cila po instalohet në stadiumin “Air Albania”.
Sipas tij, në këtë qendër rinis një Shqipëri e re me më shumë besim tek e ardhmja dhe me më shumë forcë për të përballuar çdo sfidë.
“Mirëmëngjes nga qendra e parë e fushatës shqipëriabuzëqesh, aty ku nis së shpejti vaksinimi antiCovid19 dhe rinis një Shqipëri me më shumë besim tek e ardhmja e tek fuqia e saj për t’u përballur e për të fituar çdo sfidë”, shprehet Rama.
Qendra e parë e vaksinimit antiCovid po instalohet në stadiumin Air Albania pas sigurimit të 500 mijë dozave të para të vaksinës nga kompania “Pfizer” . Vaksinimi do të nisë javën e tretë të janarit, sikurse ka deklaruar kryeministri Rama dhe të parët që do të vaksinohet janë grupet e riskut, pra mjekët dhe infermierët. /ATA///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri