SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tomini zbulon nëse ka ardhur varianti i ri i koronavirusit në Shqipëri

Shqipëria i pezulloi fluturimet me Britaninë, pasi u zbulua varianti i ri i koronavirusit.

Por a ka ardhur në Shqipëri varianti i ri i COVID-19? Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP  u shpreh në Abcnews se deri tani nuk është evidentuar asnjë rast.

“Deri tani nuk është dedektuar asnjë monstër apo nëpërmjet diagnozës së PCR-së, e dyshimtë për kundrejt virusit covid-19. Nëse do të kishim dyshime, monstra transportohet në Berlin dhe Londër, ky është binjakëzimi i laboratorit të referencës.

Deri tani nuk ka rezultuar asnjë e dyshimtë, që është brenda linjës së koronaviruseve, por nuk konfigurohet si covid-19 dhe nëse do të shfaqet sigurisht bëhet dërgimi direkt në këto laboratorë referencë” tha ajo. Varianti i ri i koronavirusit është më infektues. Dy ditë më parë u zbuluan 6 raste në Greqi.

Tomini shpjegoi edhe arsyet e rënies së numrit të rasteve ditët e fundit.

“Rënia i dedikohet një ulje të agresivitetit të sëmundjes pavarësisht se raste të rënda përsëri ne kemi në spitale.

Së dyti kemi edhe marrje masash që janë mbivendosur njëra tjetrën dhe e kanë lehtësuar atë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, sepse ju e dini që shumë struktura të tjera funksionojnë online ose me kapacitete të minimizuara. Ndërkohë po shohim edhe deri diku një respektim të asaj që quhej një masë kaq e rëndomë, si maska brenda dhe jashtë”, tha ajo.///

error: