Ne bashkine e Finiqit po punohet pastrim te rrjetit te kanaleve kulluese dhe sistemime ne keto dite janari kur rreshjet e shiut shpesh kane sjelle vershime te ujit ne akset e brendshme rrugore neper fshatra.

Sipas sektorit te Shërbimit te Mirëmbajtjes së Infrastrukturës në kete Bashki, “Gjate ketyre diteve së po ndërhyhet për kullimin e ujërave të shiut dhe ujërave të tjerë të rrugës kryesore të Finiqit. U hapën dhe u pastruan kanalet dhe u devijua uji që derdhej në trupin qendror të rrugës dhe u vendosën tubat për hyrjen e automjeteve në shtëpitë e ndërtuara përballë kishës së fshati, etj,.


Te njejtat burime vune ne dukje se punimet do të vazhdojnë edhe në segmente të tjera, derisa të sigurohen fondet e nevojshme për zgjerimin dhe sistemimin përfundimtar të kësaj rruge kyçe që lidhet me Finiqin Antik, por edhe me qytetin e Delvinës.

Nderkohe segmenti rrugor nga varrezat publike te fshatit Finiq deri ne Shijan, vecanerisht me ndarjen e re admininisrtative, ka mbetur “pa zot”. Amortizimi i ketij aksi rrugor nacional dhe gropat me uje per shkak te shirave te ketij janari, e kane kthyer kete objekt te infrastruktures ne bashkine e Delvines, gati te pakakueshme per autoveturat./R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI