SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ Takime te Konsulles se Përgjithshme te Italisë në Vlorë, Palmieri, ne bashkinë e Sarandës

Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, Ilva Palmieri zhvilloi disa takime në bashkinë e Sarandës. Në takimet e saj në Sarandë, Palmieri është shoqëruar nga Konsulli i Nderit të Italise në Gjirokastër,  Teodor Bilushi.

Një pritje miqësore iu rezervua diplomates italiane nga kryetari I bashkisë Adrian Gurma. Mësohet se në takimin Palmieri-Gurma është diskutuar per zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit ne marredhënieve dypalëshe.

Duke e falenderuar për prezencën dhe ndihmën e pakursyer ndër vite, që shteti italian ka dhënë për vendin tonë, Gurma ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen, për gatishmërinë dhe mundësitë e shumta të bashkëpunimit të frytshëm në të ardhmen me rajonin e Sarandës.

Ne axhenden e Sarandes diplomatja italiane eshte njohur nga kryebashkiaku Gurma  edhe me investimet e fundit publike  ne shetitoren buze detit .

Ajo eshte shoqeruar  me tej,  per nje vizite ne sitin arkeologji te qytetit antik te Butrinti ku u prit nga drejtori I ketij institucioni, Eri Sulo.

Pjese e axhendes se Konsulles  se Pergjithshme te Italisë në Vlorë, Palmieri, ka qene edhe takimi me Moter Daniela Silcvestrini , “Qytetare Nderi” e Sarandes , misionare prej 25 vitesh  e Qendren Sociale “Motrat Marcelline” ne qytetitn bregdetar.

 Saranda dhe Butrinti mbeten nje nga destinacionet e preferuara te turisteve italiane …Nje kontribut ne vite per Saranden kane dhene edhe Motrat “Marcelline ” te drejtuara nga Moter Daniela si dhe Misioni Arkeologjik italo -shqiptar qe punon prej vitesh ne Finiq dhe Butrint .///SARANDANEWS.AL-R-SR///

error: