Forcat e Armatosura janë në gatishmëri bashkë me mjetet e tyre, për të ndihmuar në hapjen e akseve rrugëve nga dëbora, që përfshiu zonën veriore dhe juglindore të vendit ditët e fundit.Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se “vëmendja është përqendruar jo vetëm në rrugët nacionale, por edhe ato rurale.



Forcat e Armatosura janë angazhuar menjëherë për hapjen e rrugëve rurale në bashkinë e Maliqit, Libonik-Sheqeras-Orman-Rrëmbec-Pojan-Zvezdë-Gollobërdë-Podgorie-qyteti i Maliqit”- tha Peleshi.Ministri thekson se vijon prej një jave puna sfiduese për të hapur aksin Bogë-Theth.“Gjithashtu nga ana tjetër, në Gjirokastër mjetet e Forcave të Armatosura, po hapin rrugën Picar-Golem, e bllokuar nga rrëshqitja e dherave”- u shpreh Peleshi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI