– Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaron se kryeministri Edi Rama shkatërroi ekonominë dhe detyroi të rinjtë që të ikin nga vendi.
Në një reagim, Basha i referohet një raport të Eurostat duke theksuar se Shqipëria është në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv.
“Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon”, shprehet Basha.
Ai shton se “ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë”.
“ Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë”, shprehet kreu i PD-së./ata///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”