– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e mërkurë parashikohet i kthjellët, me përjashtim të zonave malore ku vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare.
Prej mesnatës e deri afër mëngjesit, parashikohet borë lokale e dobët në zonat malore. Për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen ngrica në rrugë të cilat do të mbesin dhe gjatë ditës në zona të thella malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndimor, e vrullshme dhe me rrahje përgjatë gjithë zonave bregdetare dhe luginave me shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-5 ballë me lartësi vale 1.8-3.5m.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -1/8 | re diell |
| Kukës | -4/1 | re diell |
| Lezhë | 2/8 | re diell |
| Dibër | -7/0 | re diell |
| Durrës | 3/9 | re diell |
| Tiranë | -1/8 | re diell |
| Elbasan | -2/7 | re diell |
| Berat | -3/7 | re diell |
| Vlorë | 2/9 | re diell |
| Korçë | -6/0 | re diell |
| Gjirokastër | -3/6 | re diell |
| Sarandë | 3/9 | re diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota