SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Votimi i emigrantëve detyrim ligjor/Majko: Kush pret konsensus nga ata që nuk pranuan asnjë përgjegjësi…

 “Realizimi i të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit është detyrim kushtetues dhe ligjor. Mazhoranca e ka vullnetin e plotë për këtë. Kush pret konsensus nga ata që nuk pranuan të mbajnë asnjë përgjegjësi shtetërore në opozitë do të dëmtojë kredibilitetin e zgjedhjeve të 25 prillit”. Kështu deklaroi sot ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko gjatë interpelancës së kërkuar nga deputetët të opozitës për problematika të emigracionit dhe diasporës sidomos për problemin e votimit të emigrantëve.

Majko shprehu besimin që “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos kërkojë konsensus për zbatimin e ligjit për të drejtën e votës. Ai është detyrim dhe jo çështje për diskutim”.

Ai citoi disa moment të neneve të ligjit lidhur me këtë çështje, duke nënvizuar se “pavarësisht nga procedura e votimit, manuale ose elektronike, votat e votuesve nga jashtë vendit administrohen nga KQZ-ja, duke garantuar integritetin e votimit dhe fshehtësinë e votës nga çdo ndërhyrje mbi fletët e votimit ose mbi informacionin elektronik të votimit që administrohet prej saj”.-tha Majko ne seancen e sotme parlamentare.///

error: