Një trup i pajetë është gjetur buzë lumit në vendin e quajtur Ura e Bratit në Vlorë.
Policia thotë se viktima është identifikuar si 74-vjeçari me iniciale M.G., banues në fshatin Brataj të Selenicës.
Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI