-Fokus i qeverisë mbetet nxitja e punësimit në vend.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka zhvilluar takime në disa biznese në Sarandë, ku në mënyrë të vençantë u ndal, në skemat e mbështetjes së sipërmarrjeve që nxisin punësimin. Gjatë bashkëbisedimit me Kristaqin, përfaqësues i një prej bizneseve që operon në fushën e përpunimit të drurit në Sarandë, ministrja vuri në dukje se “se biznesi i tij ka vijuar çdo ditë punën në mobileri për të përmbushur nevojat e klientëve, pavarësisht vështirësive që ka krijuar situata nga COVID-19”.
“Ky biznes ka 15 vite që operon në treg dhe numëron 10 të punësuar”, shprehet Denaj.Qeveria vitet e fundit i ka kushtuar një vëmendje të rëndësishme arsimit profesional, si bazë për rritjen e punësimit, krahas, zbatimit programeve të reja mbështetëse dedikuar zgjerimit të punësimit. -///ata///
ME SHUME LAJME
Ndryshimi i orës, të dielën akrepat një orë para
TTW: Nga e panjohur në një super destinacion, historia e suksesit të Shqipërisë
GREQI – Mitsotakis rrit pagën minimale në 920 euro