Nga Dritan Hila//
Në një prononcim pas vizitës në Vlorë, presidenti Meta deklaroi se nuk është i shqetësuar por duhet të tmerrohen ata që mendojnë se do bëjnë tërmet në Vlorë. Aludon me udhëheqësin e fushatës për këtë qark, Damian Gjiknurin, dhe thënien e tij në përgjime se fitorja e socialistëve në Dibër ishte “tërmet”.
Ilir Meta nuk njihet për frikacak. Në fakt gjithmonë ka pasur pas krahëve PS-në ose PD-në kur bënte të fortin. Gjithsesi nuk ngjan natyrë që trembet kollaj. Vetëm se këtë rradhë po tregon shenja frike. Kërcënimet e tij, më shumë se për të trembur Ramën, ngjajnë me këngën e atij që kalonte natën në pyll. Dhe ka të drejtë. Makineria e PS-së i është sulur si asnjëherë që ta shkërmoqë.
Ndërkohë PD-ja duket sikur nuk e ka mendjen në betejën e aleatit të saj, dhe kjo për faktin se më shumë se aleancë organike ajo mes PD-së dhe LSI-së, ka qenë mes Berishës dhe Metës. Vetë LSI-ja nuk duket në ditët më të mira të saj.
Tashmë në LSI nuk ka një themelues të saj. Po ikën edhe skalioni i dytë i saj i përfaqësuar në emrat e Nasip Naços, Lefter Kokës apo Ylli Manjanit. Dhe me emra të tjerë të panjohur, që janë rradha e tretë e kësaj partie, ditët e mira të saj janë larg. Mbledhjet fshatrave me njerëz anonimë, e ulin më tej nivelin edhe kështu të cfilitur të LSI.
Ndaj kërcënimet e Metës më shumë se të fusin frikën, tregojnë frikën e tij se mos ndodhet i vetëm pas 25 prillit. Ky vend ka parë ‘97-ën, ndaj është e vështirë që ta trembin pesë të fortë që i tremben edhe inspektorit të Tatimeve; ashtu sikurse ka të freskët dy vjetët e fundit ku politika e forcës dhe kërcënimeve mori në qafë jo vetëm LSI-në dhe PD-në, por tregoi qartas se më tepër se kaq nuk ka çfarë bën as Meta e as Berisha. Janë të lodhur.//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI