Kryeministri Edi Rama bëri sot homazhe në përkujtimoren e vendosur në vendin ku humbi jetën shqiptari i madh Luigj Gurakuqi, në Bari.

Luigj Gurakuqi, një nga figurat e shquara të historisë politike e kulturore shqiptare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, u vra në Bari, në 2 mars 1925.

Kryeministri Rama po vijon vizitën zyrtare në Itali, në kuadër të 30-vjetorit të mbërritjeve të para të shqiptarëve në brigjet italiane në vitin 1991.
Në ditën e dytë të qëndrimit në shtetin fqinj, kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Pulja, ndërkohë që dje u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio dhe presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano.
Po ashtu, Kryeministri Rama mori pjesë dje në Bari, Itali, në çeljen e një ekspozite të organizuar në përkujtim të eksodit të shqiptarëve në vitin 1991.
Në fillim të marsit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë.
Vetëm në javën e parë të atij viti, në portin e Brindizit (Itali) janë ankoruar 24 mjete lundruese të madhësive të ndryshme, me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish nga Shqipëria.
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar