Në majën e malit Midzor rreth 2169 metra mbi nivelin e detit, e cila konsiderohet maja më e lartë e Serbisë u ngrit Flamuri Shqiptar.
Sot nje grup alpinistësh nga Peja ngjitën majën më të lartë të Serbisë dhe sipër saj valvitet Flamuri Shqiptar si shenjë krenarie për këtë arritje.
Me shume se 600 km udhëtim me makinë për të mbërritur në Babin Zub ku edhe filloi ecja në këmbë në drejtim të majës së malit.
Shtegu ishte i gjithi i mbuluar me dëborë, temperaturat ishin konstante nën 0 dhe ngjitjen përgjatë kreshtes e vështirsoi era e fortë dhe e ftohtë.
Pergjatë kreshtes kishte pamje mbresëlënëse nga të dyja shtetet, Bullgarisë si dhe Serbisë, gjë e cila e bëri ecjen edhe me interesante.//
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri