Lulzim Basha ka sulmuar listën e mazhorancës këtë të martë duke thënë se emrat që e përfaqësojnë janë pa integritet.
Kreu i demokratëve përmendi tre emra, që sipas tij janë të lidhur me krimin e organizuar dhe bandat.
Basha u shpreh se pas 8 vitesh, kryeministri Rama ofroi një “çarçaf të arnuar poshtë të cilit gëlojnë hajdutët e mëdhenj”.
“Nuk do të jetë një betejë e lehtë jo vetëm për faktin sepse kryeministri në ikje e ka vënë përsëri bastin tek njerëzit pa integritet, tek njerëzit që edhe në kohë pandemie kanë vjedhur bukën e fëmijëve. Pa largimin e Edi Ramës nuk ka ndryshim. Nuk ka të ardhme me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij që kanë grabitur qindarkat e fundit. Diku edhe nuk i ka shpëtuar dot mundësisë për të ngritur një fasadë. Kudo duket dora e krimit dhe e bandave. Mjafton të shohim qarkun e Durrësit, kandidatin e Avdylajve, Çyrben e famshëm të përgjimeve të Bildit. Kandidatin e bandave të tjera të Shijakut dhe Durrësit, Ndrazhin gojëkyçur dhe Rrahman Rrajen, emër tashmë i njohur edhe ndërkombëtarisht për ato që përfaqëson. Po përmend këto 3 emra, por shumica janë fshehur pas fytyrave anonime që përfaqësojnë këto klane kriminale. Kjo është Shqipëria e të ardhmes. 8 vjet në pushtet kjo ka qenë oferta e Ramës. Prandaj jemi sot këtu. Pas 8 vjetësh ajo që ai ofron është një çarçaf i arnuar poshtë të cilit gëlojnë hajdutët e mëdhenj të ekonomisë shqiptare dhe bandat e krimit të organizuar”.
Basha tha se lista e PD-së përmban emra të njohur në fusha të ndryshme.
“Na bashkon një gjë, të jemi energjia dhe shpresa e kthyer në realitet e çdo shqiptari që pas 25 Prillit ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë shqiptarët”, tha Basha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI