SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Urdhër-arresti në Romë, zbatimi në Vlorë. 6 persona , në pranga nga policia

I konsideruar si megaoperacion, aksioni policor rajonal per arrestimin e disa narkotrafikanteve, ka shenuar deri tani, te pakten 6 persona te vene ne pranga.

Sipas burimeve zyrtare te policise, “Vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “TIBUS”. Shkon në 6 numri i personave të arrestuar. Në vijim të operacionit “TIBUS”, në Vlorë, është kapur nga FAST Albania, FNSH, strukturat e DVP Vlorë dhe Interpol Tirana, një shtetas tjetër, i cili u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht: A. V., 30 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri. “

Mesohet se arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë,-thane mengjesin e sotem burimet policore.///

error: