SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Në 18 prill kryhet fluturimi i parë nga aeroporti i Kukësit”/ Balluku: Nesër fillon negocimi i kontratës për aeroportin e Vlorës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot se në datën 18 prill është vendosur të kryhet fluturimi i parë nga aeroporti i Kukësit, ndërsa nesër fillon negociimi i kontratës për aeroportin e Vlorës.

Në një intervistë televizive, Balluku tha se, “aeroporti i Rinasit ka hyrë në një fazë të re dhe kjo është diçka që duhet ta themi, pasi duke filluar nga muaji shkurt ka një kompani të re që menaxhon koncesionin e Rinasit”.

Sipas saj, duke qenë se kontrata është rinegociuar me qeverinë shqiptare, tashmë kemi një angazhim kontraktual prej 99 milionë eurosh, të cilat duhet të investohen sipas fazave të parashikuara në këtë kontratë të rinegociuar. “Aeroporti i Rinasit sigurisht do të rrisë kushtet e sigurisë, do të rrisë gjithashtu cilësinë e shërbimeve duke ulur çmimin e biletave”, tha ministrja Balluku.

“Një nga fluturimet që nis këto ditë në datë 28 të këtij muaji, janë fluturimet direkt me Dubain, menaxhuar nga kompania ‘Fly Dubai’, që është një fluturim mjaft i rëndësishëm, pasi nuk është thjesht për arsye turistike dhe shkëmbim midis qytetarëve të Emirateve të Bashkuara dhe të Shqipërisë, por është edhe një pikë shpërndarjeje, pra është një hap i rëndësishëm që i shtohet listës së aeroporteve që aksesohen nga Rinasi, për t’u shpërndarë në 150 vende të tjera të botës”, tha Balluku.

Ndërkohë shtoi ajo, “për sa i përket aeroportit të Kukësit ne kemi arritur në fotofinish tashmë”.

“Në datë 18 prill kemi vendosur kryerjen e fluturimit të parë. Në këtë fazë tashmë ka nisur certifikimi i aeroportit. Autoriteti i Aviacionit Civil edhe të gjithë komponentët e tjerë, të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të punojnë në aeroportin e Kukësit janë duke punuar për të mbyllur fazën e certifikimit dhe për të nisur menjëherë me fluturimin e parë të Air Albania-s në këtë aeroport, ashtu siç e kemi premtuar, nga Londra, siç Kryeministri e ka thënë disa herë”, tha ajo.

Ndërkohë, u shpreh Balluku, “për aeroportin e Vlorës nesër fillon negociimi i kontratës”/ata///

error: