SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Iu besojmë ekspertëve”/ Manastirliu: Të gjitha vaksinat që vijnë në Shqipëri janë të certifikuara

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se të gjitha vaksinat që vijnë në Shqipëri janë vaksina të certifikuara, ndërkohë që ne duhet të vijojmë procesin e vaksinimit për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit.

E ftuar në një studio televizive, Manastirliu foli për procesin e vaksinimit, ndërsa theksoi se “beteja e qeverisë mbetet vaksinimi i të gjithë qytetarëve”.

“Shumica e dozave pritet të vijnë brenda 2021. Ne jemi duke negociuar me Pfizer pasi ka edhe mundësi që të kemi më shumë vaksina. Jemi në pritje, për muajin prill edhe për muajin maj presim sasi të tjera vaksinash nga Pfizer. Nga COVAX deri në maj presim rreth 80 mijë doza të ‘AstraZeneca’ për grupet më të rrezikuara”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu tha se “qeveria shqiptare prej muajsh është në përpjekje për të siguruar vaksinën”.

“Të gjithë e dimë që sot është arma më e kërkuar në botë dhe po ashtu e dimë edhe përpjekjen e qeverisë për të siguruar vaksinat kur në rajon ende nuk kishin filluar përveç Serbisë. COVAX është një instrument që t’i do të parapaguash që të kesh. Ne me COVAX kemi parapaguar për 20 % të popullatës. Janë 1 milion e 140 mijë doza që i kemi të siguruara me COVAX. Ne kemi siguruar një mbulesë për 800 mijë qytetarë, pra me 1 milion e 140 mijë doza vaksinash. Për vaksinën asnjë vend nuk ka vënë si opsion paranë, por duhet të kuptojmë që vetëm disa shtete kanë parapaguar 70 % të prodhimit të vaksinave për vitin 2021″, tha ajo.

Manastirliu tha se “4 milionë dollarë që janë paguar, janë parapagim për blerjen e 1 milion e 140 mijë dozave”.

Ministrja theksoi se “për sa kohë që vaksinat janë të certifikuara nga vendet e prodhimit dhe ka mjaftueshëm studime që vërtetojnë efektivitetin dhe sigurinë e tyre, ato duhet të përdoren në popullatë sepse vaksina të shpëton jetën”.

“Të gjitha vaksinat që kanë ardhur dhe do të vijnë në Shqipëri do të jenë vaksina që blihen dhe certifikohen nga strukturat tona. Miratohen nga Komiteti Kombëtar i Imunizimit për arsye të planit që ne kemi dhe nga një Komitet Etike që përcakton gjithë ecurinë e pjesës së vaksinimit në popullatë. Ne duhet të sigurojmë qytetarët që çdo vaksinë do të jetë e sigurt. Ne duhet të vaksinojnë, vaksinojmë, vaksinojmë që të ndërpresim zinxhirin”, theksoi ajo.

Manastirliu tha se vendimi për të lejuar negociata me të gjitha kompanitë, vaksinat e të cilave janë certifikuar nga agjenci certifikimi lokale, u mor pas konsultimit me Komitetin Kombëtar të Imunizimit.

“Në dhjetor nga EMA dhe FDA, struktura që certifikojnë, nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme për siguri dhe efikasitet. Komiteti Kombëtar i Imunizimit i mori në shqyrtim të gjitha studimet rreth vaksinave, kanë sugjeruar përdorimin e llojeve të ndryshme të vaksinave. Pra, kjo nënkupton që me këtë vendim të Komitetit të Imunizimit, u hapet rruga edhe vaksinave të prodhuara nga Kina e Rusia, të cilat po administrohen në disa vende të raonit. Komiteti Kombëtar i Imunizimit, e mori vendimin bazuar nga të dhënat e dala, që nuk ishin në dhjetor, kur nisën të përdoreshin në Europë vaksinat e Kinës dhe Rusisë”, theksoi ajo.

Ministrja theksoi se “Agjencia Europiane e Medikamenteve rekomandoi sot vazhdimin e përdorimit të vaksinës së prodhuesit ‘AstraZeneca’ duke e cilësuar të sigurt”.//ATSH///

error: