Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i ftuar në një studio televizive, foli për mënyrën e organizimit të fushatave elektorale sot, ndërsa shtoi se “më parë kishte debat”.
“Kanë ndryshuar shumë fushatat, edhe mënyrat e komunikimit, se kanë hyrë tani mjete të reja, Facebook, ka hapësirë për këto. Më parë bëhej debat në sallë dhe aty brenda kishe edhe kundërshtarë që duhej t’i bindje ose të paktën t’i zbusje. Tani s’ka më nevojë se ata që vijnë janë të tutë. Kishte edhe njerëz që dyshonin nëse ajo që thoje është e vërtetë apo jo”, tha Shehi.
Ne vërtet kemi hallin e varfërisë dhe të papunësisë, vijoi ai, “por në konceptin e demokracisë nuk është halli më i madh i shtetit”.
“Shteti sot ka hallin më të madh raportin midis institucioneve dhe demokracisë, institucioneve me njëra-tjetrën. Kemi 1 vit me sherrin mes Kryeministrit dhe Presidentit, ta abstragojmë kush ka të drejtë. A kemi 4 vjet që jemi futur në Reformën në Drejtësi? Si do bëhet kur institucionet nuk janë më, s’kemi parlament prej 2 vitesh, po aq sa s’kemi pushtet lokal, gjykata jo e jo. Tema më e madhe është ringritja e shtetit shqiptar”, tha Shehi./ata///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë