SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri britanik dhe ai francez vaksinohen sot me AstraZenneca

Pas deklaratave të EMA-s , Agjencisë Evropiane të Barnacve dhe raportit javor të MHRA, institucioneve shëndetsore britanike Kryeministri Boris Johnson njoftoi se ai do të vaksinohet me AstraZeneca ditën e sotme.

“Vaksina e AstraZeneca është e sigurt, vaksina e Pfizer është e sigurt, ajo që nuk është e sigurt është të marrësh Covid”, tha Johnson.

Në fjalën e tij Johnson theksoi se edhe një dozë e vetme e vaksinës së AstraZenneca siguronte një mbrojtje prej 60% dhe 80% kundër shtrimit në spital dhe 85% kundër rrezikut të vdekjes.

Johnson shtoi se alarmet se vaksina shkaktonte mpiksje gjaku ishin të pabazuara dhe se kjo gjë qoftë edhe për pak kohë ndikoi në uljen e besueshmërisë tek vaksina.

Njëjtë si kryeministri britanik edhe kryeministri francez do të vaksinohet ditën e sotme në mesditë me vaksinën e AstraZeneca, duke qënë kështu një ndër të parët persona që do të marrë vaksinën pas rifillimit të procesit.///

error: