Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Vlorës. Mësohet se një grua ka mbajtur të vdekur në banesë burrin e saj prej disa ditësh.
Bëhet fjalë për shtetasen Valentina Prenga, ku kjo e fundit dyshohet se ka probleme mendore. Kanë qenë banorët e lagjes, të cilët kanë njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka shkuar ditën e sotme në banesën e gruas, por që kjo e fundit nuk i ka hapur derën.
Në këtë mënyrë, mësohet se uniformat blu janë detyruar të thyejnë derën dhe të futen brenda, ku dhe kanë konstatuar trupin e pajetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës, ku viktimë është shtetasi Llazar Prenga.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI