Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi sot qytetin e Gjirokastrës, ku tha se “më 25 prill do ta çlirojmë Gjirokastrën dhe Shqipërinë, nga mjerimi e nga papunësia”
Në fjalën e tij gjatë takimit me qytetarët duke i falënderuar për pritjen Basha theksoi se “ndryshimi shihet në sytë e nënave nga Gjirokastra deri në Shkodër”.
“Më 25 prill çdo shqiptar e çdo shqiptare do të votojë për ndryshimin, do të votojë për fëmijët e tij dhe të saj, do të votojë për ekonominë, për punësimin, për Europën dhe për Shqipërinë si gjithë Europa”, – tha Basha.
Kreu i PD-së u shpreh se “ju bëj thirrje e para të merrni masa me maska dhe me distancë, kujdesuni për shëndetin tuaj. Dhe e dyta, mos harroni kjo është një betejë për fëmijët tuaj, për familjet tuaja. Është një betejë fitorja e të cilës do të thotë fitore e Gjirokastrës, fitore e Shqipërisë dhe e shqiptarëve pa dallim”.
Kryetari Basha vizitoi edhe shtëpinë muze të Musine Kokalari ku zhvilloi një bisedë me mbesën e Musine Kokalarit, Arjeta Kokalari.
I gjithë restaurimi i shtëpisë është bërë me kontributin e saj dhe të bashkëshortit të saj, pasi për shumë vite shtëpia ka qenë e panjohur për vizitorët. Sipas saj, edhe pse kryeministri vjen shpesh në Gjirokastër, ai nuk e ka vizuar asnjëherë këtë shtëpi.
Basha tha se “shqiptarët e dinë se kush është Musine Kokalari dhe sakrificën e saj”.
Sipas tij, kjo është edhe arsyeja se pse kjo shtëpi është lënë në harresë nga qeveria dhe nuk vizitohet nga kryeministri.
Ai u zotua se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, shtëpia do të restaurohet dhe do t’i kthehet në një vlerë qytetit të Gjirokastrës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI