/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët, i cili do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1 deri 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 15 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/21 | diell |
| Kukës | 3/18 | diell |
| Lezhë | 10/22 | diell |
| Dibër | 2/15 | diell |
| Durrës | 8/21 | diell |
| Tiranë | 10/24 | diell |
| Elbasan | 8/23 | diell |
| Berat | 4/23 | diell |
| Vlorë | 9/22 | diell |
| Korçë | 1/14 | diell |
| Gjirokastër | 4/20 | diell |
| Sarandë | 8/21 | diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade