Bregdeti jonian vazhdon te jete i preferuar nga turistët e vendeve sllave, pavarisht pandemise globale. Burime te SARANDEWS.AL bene te ditur se tashme ka nisur prenotimi i disa hoteleve ne Sarande, Ksamil,etj., per akomodim kryesisht gjate muajit gusht 2021 ,por edhe ne korrik e shtator.
Mesohet se disa prenotime jane kryer nga agjenci turistike polake, po edhe nga Beogradi, Ukrahina dhe me pak nga vendet nordike.
Sipas parashikimeve te operatoreve turistike vendas, me shtrirjen ne mase te vaksinimit dhe me perparesi edhe personelin e hotelerise dhe sherbimeve turistike, pritet te kete nje permiresim te dukshem te frekuentimit te disa destinacioneve si Ksamili, Saranda, Vlora, Himara, etj,.
Nga nje vezhgim i reportereve te SARANDANEWS.AL, konstatohet se pjesa me e madhe e njesive akomoduese ne rajonin jonian me epiqender Saranden, jane perfshire ne valen e pergatitjeve, nderhyrjeve rehabilituese per mjedist e brendshme, lyerjeve, rifreskimit te arredimit, etj,,. ///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë