SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Motër Daniela Silvestrini.

Nga Shkëlqim Hajno/

Në Sarandë atë e thërrasin thjesht: MOTËR DANIELA.

Ka  rreth tri dekada në këtë qytet. Në qytetin e dytë dhe më të rendësishëm të jetës së saj si misionare. Qytetare milaneze dhe sarandiote..

Është Motër Daniela Silvestrini. Qytetare Nderi e Sarandës.

Pakkush e di se është Qytetare Nderi e Sarandës…..Por kujtesa e qytetit nuk harron . Njerëzit e medias, dhe jo metëm, nuk duhet ta harrojnë kurrë madhështinë e modestisë dhe përkushtimit të saj sublim ndaj njerëzve në nevojë në rajonin e Sarandës…

..Dhe ca me pak, zyrtarët e emëruar e të zgjedhur ..që duhet të jenë shërbesëtar të publikut dhe jo njerëz të huaj….

Por Motër Daniela ka kontribute të shquara për komunitetin e banorëve dhe veçmas, për shtresat në nevojë.

..Kurrë nuk do të më largohen nga sytë e mendjes pamjet e verës së nxehtë të vitit 1999 kur në sheshin qëndror të Sarandës zbritën një nga një familjet e para të kosovarëve të deportuar nga barbaria serbe…

Motër Daniela shkarkonte vetë pako me ushqime dhe ujë për kosovaret dhe tek i ngjiste pakot e ndihmave me mundim në shkallaret e ish bashkise….disa punonjëse bashkie e shikonin pa prishur qetesinë …si në një dokumentar…nga një tjetër planet….

Me emrin e përkushtimin e përkorë të Motër Danielës dhe Institucionit Qendra Sociale “M. Marcellina”në Sarandë familjet e varfëra të qytetit, po edhe të tjera më në gjendje, kanë parë një dritë më shumë për fëmijët e tyre në kopshtet e fëmijëve të Qendrës, për aktivitete verore, etj,.

I përulem përkushtimit të Motër Danielës për ato çka bërë për njerëzit e thjeshtë në këtë anëdeti të viseve shqiptare dhe, jo vetëm,..

Le të jemi nga pak Motër Daniela të gjithë, njërëz të thjeshtë apo zyrtare, me “uniforma” partish apo jo, zyrtarë me kondicionerin të koka apo kalimtarë të kësaj kohe të vështirë.  Për ndjeshëritë  sociale e humane shpesh të munguara e jo pak herë për skena show.

Sepse, “dukuria sociale Motër Daniela” gjeneron më shumë energji pozitive e paqe në botën e brendshme të secilit.///SARANDANEWS.AL-SR-R///

error: