Nga Panajot Boli/
Me entusiazëm dhe gëzim mikpriten banorët e fshatrave të Bashkisë së Finiqit ku zhvillon takimet këto ditë kandidati për deputet i MEGES me listën e PS, Niko Kuri ‘.
Po shkepus disa vleresime nga banoret gjate takimeve.
“Thjesht duam të të shohim , të çmallemi- thanë-se ti fole me vepra, si njeri fisnik dhe human, foli shpirti yt i vertetë,.”


“Kur ne kishim nevojë, ti u bere hero në spitalin e Sarandës. Në veshtirësitë kemi nevojë, dhe ti e tregove kush je, tregove shpirt tend të madh dhe bëre sakrifica të medha i rrezikuar çdo ditë. Luftove si hero.”
“Keshtu të duam edhe në parlament, të jesh zeri ynë i vertetë. ‘”
I mallëngjyer nga mikpritja kaq e ngrohtë, Nikoja bëri betimin e dytë para qytetareve të tij:
“‘Nuk do behem asnjeherë vegël e ideologjive politike, as i interesave partiake,por do të luftoj për seicilin nga ju njesoj, pa dallime fetare, etnike apo raciste. Do të jap betejën në parlament për të mirën e zonës qe përfaqesoj ,për të mirën tuaj. Nuk jap premtime. Do të bëj me të mirën Ky është premtimi im'”-ka perseritur mjeku i perkushtuara, kandidati per deputet, Niko Kuri.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI