/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një takimi me tregtarët e Tregut Industrial të qytetit të Sarandës, shprehu mbështetjen e qeverisë për biznesin e vogël, ndërsa u ndal në programin ekonomik të PS-së që ka në fokus rritjen e punësimit përmes investimeve në zhvillimin e vendit.
“Së bashku me kryetarin e Bashkisë biseduam për ecurinë e bizneseve, shqetësimet e tyre, si dhe prezantuam programin ekonomik të Partisë Socialiste për mandatin e tretë”- tha Denaj.

“Si kandidate për deputete, në bashkëpunim edhe me pushtetin vendor do të angazhohemi për mbështetjen e tyre dhe ofrimin e shërbimeve më të mira”- deklaroi Denaj.

Falë politikave të lehtësuar të qeverisë biznesi i vogël në Shqipëri paguan zero taksa dhe zero TVSH.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI