SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDË-LSI, Luan Rama: Larg nga soji i rilinjdes, nga i gjithë sistemi i tyre korruptiv dhe kriminal

:

Luan Rama, drejtuesi politik i LSI-s per fushaten elektorale ne Qarkun e Vlores, kandidat per deputete dhe njeheresh zv.kryetar i Partise, gjate nje dalje per mediat ne Sarande se bashku me kandidatet e tjere per deputet, i ftoi gjithë qytetarët që 25 prillin ta shndërrojmë në një ditë pjesëmarrje masive.

Rama permendi konkretisht disa raste te shkeljeve ligjore te verfikuara gjate diteve te fundit ne Sarande dhe rajonin e saj. “Fushata për fat të keq ka demonstruar edhe në Sarandë një angazhim në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me kodin zgjedhor të administrratës publike, të drejtuesve të të gjitha niveleve në fushatë politike përkrah kandidatëve të rilindjes.- E them te rilindjes sepse nuk kanë të bëjnë shfaqet  e shëmtuara të kësaj race që është në pushtet me sjelljen dhe natyrën e socialitsëve”-.tha Rama/

Sipas tij, “Socialistët nuk e kanë në ADN e tyre  abuzimin, vjedhjen ,shpërdorimin dhe angazhimin e kundraligjshëm të administratës publike. U beri thirrje te gjithëve : Larg nga soji i rilinjdes, larg nga i gjithë sistemi i tyre korruptiv dhe kriminal dhe bashkarisht të bëjmë që 25 prilli të jetë dita e shporrjes së tyre.-vuri ne dukje Luan Rama.

Rama tregoi disa fotografi të zyrtarëvë publikë në aktivitete me kandidatët për deputetë të rilindjes si takimi me drejtuesit e shkollave , me drejtues të Entit Kombëtar të Banesave, në Delvinë për banesat sociale në këtë bashki, etj,.

Ndersa denoncoi shfaqen e paligjshme të zyrtareve të administratës publike në takimet elektorale, ai theksoi edhe disa shkelje te tjera sipas tij te vertetuara: “Eshtë mbyllur syri, dhe eksponentë të njohur si mbështetës të rilindjes po bëjnë baterdinë me ndërtime pa leje me shtesa kati, si ne Ksmail, me qëllim që këto koncensione të kthehen në vota”.

Luan Rama u shpreh me tej se “Ne kemi mbajtur shënim emër për emër të gjithë drejtuesit e institucioneve te bashkisë në Sarandë apo institucioneve të tjera shtetërore që janë të angazhuar politikisht në kundërshtim me ligjin. dhe më 25 prill fillon ndëshkimi I tyre ligjor. “/SARANDANEWS.A////

error: