88.6% e të anketuarëve në sondazhin e RTV Ora dhe Noto Sondaggi iu përgjigjën me “Jo”, pyetjes nëse kanë provuar presion, dhunë dhe shantazh për deklarimin e votës në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas gazetarit Dritan Hila, presioni dhe shantazhi ndaj qytetarëve sa vjen dhe ka rënë, duke iu referuar edhe përgjigjes me “Jo” të 88.6% të të anketuarëve.
“Unë mendoj se ky është pasqyrim i realitetit dhe hedh poshtë të gjithë propagandën se po bëhet presion, u bëjnë shantazh, u bëjnë presion te buka e gojës. Fakti është se 88.6% e njerëzve nuk provojnë presion”, tha ai.
Fakti se në kategorinë e njerëzve që nuk provojnë presion 90.5% janë demokratë, sipas Hilës “duket e ndershme nga ana e tyre”.
Hila tha se “ne jemi të gjithë dëshmitarë se si kërcënimi me vendin e punës me kalimin e viteve ka rënë gjithmonë”.
“Nëse marrim të vërtetë faktin se në zgjedhjet e shkuara pati shumë vota të dala të pavlefshme pikërisht se ishte administrata, atëherë qeveria aktuale, PS, nuk ka presion për deklarimin e votës ose për ta orientuar votën. Presioni vjen gjithmonë duke rënë”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI